Pas ditëlindjes së saj, Olsi i bën dedikimin prekës Eglit: “U bë një vit…”

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ditëlindjes së saj, Olsi i bën dedikimin prekës Eglit: “U bë një vit…”

Pak ditë më parë, Egli Tako festoi ditëlindjen e saj të 26, ndërsa ditën e sotme, ish-partneri i saj, Olsi Bylyku i ka dedikuar një këngë mjaft prekëse.

“ISH” quhet projekti i Olsit i publikuar sot. Kënga nis me urimin e këngëtarit për ditëlindjen e Eglit, ndërsa më pas i dedikon disa vargje prekëse.

“Nëse ndihesh vetëm kape telefonin, se më ka marr malli vetëm ta ni pak zonin, sot e kam ditëlindjen ma kujto përvjetorin…”

“Hey, hey bebi shife u bo një vit, shifi syt e mi janë pa dritë, kam menu që jam i fort si tip, ama loti ka mbet në jastik“,

“Baby të kam pas n’mish, e tash një ish“, janë këto një pjesë e tekstit që dukshëm Olsi ia dedikon ish-it të tij, Eglit.

Mes rreshtave, ai tregon se lidhja e tyre ka marrë fund prej një viti, ndërsa në media është bërë e ditur vetëm së fundmi.

Kënga është në një bashkëpunim me Inis Nezirin dhe vetëm në dy orë ka kapur shifrën e 40 mijë shikimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE