Konfirmohet çifti i rradhës në DWTS/Aktori i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së BBV, Elvis Pupa!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet çifti i rradhës në DWTS/Aktori i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së BBV, Elvis Pupa!

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura, 

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentit më të ri. Elvis Pupa ka dashurinë e publikut si një nga aktorët më të preferuar të humorit, por në Dancing With The Stars ai premton që do kërcejë si profesionist ndërkohë që partnerja e tij e kërcimit do të jetë Jora.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE