Raportime se Amerika do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Raportime se Amerika do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë!

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë për të ndihmuar Kievin në kundërofensivën ndaj ushtrisë së Rusisë ndërsa lufta vijon prej më shumë se një viti e gjysmë. Kjo raportohet nga mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime mediatike cituan disa zyrtarë amerikanë që kanë dijeni lidhur me këtë çështje. Sipas tyre, Ukraina do të marrë disa raketa ATACMS me rreze deri në 300 kilometra. Diçka e tillë do t’i mundësonte Kievit sulmin në shënjestrat ruse në zona shumë më të thella se linja e frontit.

Të paktën një raketë ukrainase, një ditë më parë goditi flotën e Rusisë në Detin e Zi përkatësisht në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Një burim brenda ushtrisë ukrainase i tha rrjetit britanik BBC se sulmi në portin në Sevastopol është kryer duke përdorur raketa Storm Shadow, të cilat janë dërguar në Ukrainë nga Britania e Madhe, si dhe Franca, duke vënë në pah rëndësinë e armatimit perëndimor në këtë luftë.

Por, asnjëri prej liderëve nuk i kanë konfirmuar raportimet e mediave amerikane. Ajo që dihet është se tanket amerikane Abrams do të shkojnë në Kiev gjatë javës së ardhshme.

Kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, administrata e Joe Biden-it hezitoi që të furnizojë Ukrainën me armë moderne.

Por, qëndrimi i saj ka ndryshuar me kalimin e kohës, pasi siç dihet, tani Kievi ka sisteme raketore të avancuara Himars, si dhe sistem raketor për mbrojtje ajrore Patriot.

Deri tani, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Biden është treguar hezitues në lidhje me armët me rreze të gjata, duke thënë se raketa të tilla mund t’i përballin Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtpërdrejt me Rusinë, shtet që siç dihet, në zotërim ka armë bërthamore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE