Lajçak takon Kurtin: Sulmi në Banjskë diskutohet në çdo takim, BE pret që autorët të mbajnë përgjegjësi!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajçak takon Kurtin: Sulmi në Banjskë diskutohet në çdo takim, BE pret që autorët të mbajnë përgjegjësi!

Ndërmjetësi i dialogut, pa dhënë detaje bëri të ditur se janë diskutuar dy çështjet aktuale kryesore, hetimi për sulmin terrorist të Banjskës dhe shtyrja e vendimit për largimin e valutës serbe, dinarit nga qarkullimi në Kosovë.

 “Kemi përmendur çështjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por nuk dua të flas si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, do ju jepet një informacion nesër dhe do e kuptoni. Sulmi i Banjskës diskutohet çdo herë në çdo takim prej që kur ka ndodhur. Ne po ashtu e diskutuam në Beograd sepse Bashkimi Evropian pret që të ketë pasoja dhe personat e dyshuar të mbahen përgjegjës dhe kur flitet për hetimin, nuk mund të flas për shkak që nuk është hetim i Bashkimit Evropian, por shtetet individualisht po e bëjnë”, u shpreh Lajçak.

Miroslav Lajçak ka takuar gjatë së martës edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila pas takimit tha se me ndërmjetësin Lajçak kanë diskutuar për shqetësimet që ka Kosova për disa nene të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ka shtuar edhe një herë kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja i ka vënë Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE