KFOR-i: Policia e Kosovës ka përgjegjësinë fillestare për menaxhimin e zhvillimeve në veri!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KFOR-i: Policia e Kosovës ka përgjegjësinë fillestare për menaxhimin e zhvillimeve në veri!

Misioni i NATO-s, KFOR reagoi duke deklaruar se Policia e Kosovës ka përgjegjësinë fillestare për menaxhimin e zhvillimeve në veri të vendit, ndërsa dënoi ashpër sulmin e mëngjesit në Banjskë të Zveçanit që i kushtoi jetën rreshterit Afrim Bunjaku. Në një deklaratë thuhet:

KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë nga afër situatën në Banjskë dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-it është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Europian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë e institucionet e Kosovës, si dhe po punon për të gjetur një zgjidhje.

Ramadan Qehaja, njohës i çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë i tha Radios Evropa e Lirë se situata e sigurisë në veri është e brishtë dhe me mundësi përshkallëzimi. Sulmin e fundit ndaj policisë, Qehaja e sheh si të orkestruar nga Serbia e Rusia.

Unë kujtoj se populli serb në veri, në shumicën dërmuese, nuk është i interesuar të gjuajë e të vrasë policë të shtetit ku jeton, por ky është një orkestrim që vjen nga shërbimet sekrete ruse dhe vetëm e vetëm për të bërë një destabilizim në atë pjesë të territorit të Kosovës e këtu edhe Serbia të hyjë në një konflikt qoftë policor, qoftë ushtarak.

Sipas tij, në këtë situatë autoritetet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme e të ndërmarrin masa mbrojtëse se siç vuri në dukje, “dobësia është se KFOR-i nuk po arrin të kontrollojë si duhet atë pjesë të territorit”.

Si është e mundur që ajo njësi, që unë e quaj ushtarake, të hyjë në brendi të Kosovës e këtë mos ta dijë as KFOR-i dhe as strukturat e tjera të sigurisë? Të gjithë këtu kanë një lloj përgjegjësie.

Qehaja beson se duhet të kërkohet që njësitë speciale të Policisë të Kosovës të kthehen në vendet e tyre të detyrave, aty ku kanë qenë më herët.

Kohët e fundit, nga selia e NATO-s është thënë se duhet të konsultohet me KFOR-in nëse futen njësitë speciale apo policore. Unë kujtoj se ky është gabim meqë KFOR-i nuk mund t’i ndalë policët e Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE