“Mendova se mund të mos kisha minuta të tjera këtu”, aksidentohet Adrola Dushi!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mendova se mund të mos kisha minuta të tjera këtu”, aksidentohet Adrola Dushi!

Pak orë më parë Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit në Instagram përjetimin e një situate tmerruese, siç e quan ajo, teksa i jepte makinës.

Modelja tregoi se për një moment makina e saj nuk po i merrte asnjë komandë dhe për herë të parë në jetën e saj mendoi se mund të mos kishte minuta të tjera këtu.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe situata kaloi pa asnjë dëm, ama e bëri Adrolën të çmojë dhe të kujtojë gjërat e bukura që ka në jetë.

“Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jeten time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova qe makina ime spo merrte asnjë komandë më nga unë se di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë.

Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme.

Jam kaq shumë falenderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”– ka shkruar Adrola në InstaStory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49651 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE