Pas vrasjes së efektivit në veri të Kosovës, Kurti: Mbajmë të rrethuar 30 persona të armatosur rëndë!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas vrasjes së efektivit në veri të Kosovës, Kurti: Mbajmë të rrethuar 30 persona të armatosur rëndë!

Në një konferencë për media në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku u diskutua situata në veri, pas sulmit të armatosur ndaj policisë, me një efektiv të vrarë e një të plagosur në Banjska të Zveçanit, kryeministri Albin Kurti tha se “sot është një ditë e rëndë për Kosovën”.

Vrasja e zyrtarit policor duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cënojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues.

Kurti konfirmoi se ende vazhdojnë sulmet në zonën ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë.

Sipas shefit të qeverisë, “formacioni me këta persona profesionistë është dhe pranë Manastirit në Banjskë”. Ndërsa shfaqi disa foto në ekran, Kurti vuri në dukje se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla” e po kështu, “asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës”.

Organet tona të sigurisë dhe prokuroria, me siguri, do të zhvillojnë hetime për të kuptuar më shumë për këto uniforma. Unë u bëj thirrje të gjithë atyre, edhe si formacion, edhe si individë që t’iu dorëzohen organeve të sigurisë, të cilat e kanë vendosur perimetrin rreth tyre në Banjskë. Eshtë shumë e rëndësishme që kjo situatë të përmbyllet në mënyrë të qetë dhe më pas do të vendoset për më tutje.

Në konferencën për media në krah të kryeministrit Kurti, zv.drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti u pyet nëse ka mundësi që pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner të jenë infiltruar në veri? Hoti u shpreh se “asgjë nuk është e faktuar”.

Sa i përket grupit Wagner, kemi pasur informacione edhe më herët, kemi pasur informacione që individë të grupit Wagner po lëvizin ose mund të lëvizin ose mund të sulmojnë. Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar. Ju e dini që gjykatat kërkojnë gjithçka të dokumentuar. Si informacione i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE