Zjarri masiv shkrumbon fabrikën në autostradën Tiranë-Durrës, kreu i emergjencave zbulon si paraqitet situata

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri masiv shkrumbon fabrikën në autostradën Tiranë-Durrës, kreu i emergjencave zbulon si paraqitet situata

Kreu i Emergjincave Civile, Haki Çako, deklaroi se zjarri i rënë në fabrikën e bojrave në Maminas është vënë nën kontroll.

Çako theksoi se zjarri kishte përfshirë pjesën e prodhimit të bojës dhe depozitimit të lëndëve kimike, por fal ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtua pjesa e administratës së fabrikës.

Ai theksoi se shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe pritet ekspertiza për të dhënë një përgjigje sa më të saktë.

“Aktualisht situata është në kontroll. Është dashur të angazhohen zjarrfikës nga të gjitha bashkitë e Tiranës, por dhe Forcat e Armatosura. Situata është në kontroll edhe pse ka prezencë të shtuar të zjarrit. Është një zjarr masiv.

Aktualisht nuk jemi në gjendje të japim një përcaktim të saktë mbi shkaqet por nga informacionet paraprake, zjarri ka ardhur nga brenda. Këtë më pas do ta përcaktojnë ekspertët pas fikjes së zjarrit, policia do të bëjë hetimin paraprak të vendngjarjes për ta referuar më pas në prokurori.

Zjarri ka përfshirë pjesën e prodhimit dhe depozitimit të lëndëve kimike. Pjesa e administratës është shpëtuar fal ndërhyrjes së zjarrfikëses”, tha Cako.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE