Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i viktimave në Gaza është rritur në 3 mijë!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i viktimave në Gaza është rritur në 3 mijë!

Numri i personave të vrarë është rritur në të paktën 3,000, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, raportojnë mediat e huaja. Ndërsa 12, 500 persona të tjerë raportohet si të plagosur.

Ndërkohë që situata ka vazhduar të përkeqësohet, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një vizitë në Izrael të mërkurën, njoftoi amerikan i Shtetit Antony Blinken nga Tel Avivi.

Misioni i Biden është i trefishtë dhe i vështirë: Të tregojë mbështetje për Izraelin, të bëjë presion për mënyrat për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza dhe të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit në të gjithë rajonin pasi Irani paralajmëroi se përhapja e luftës në “fronte të tjera” së shpejti mund të jetë “i pashmangshëm”

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet kanë njoftuar se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, është vrarë gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës. Po ashtu bombardime u raportuan edhe në zonat Khan Younis dhe Rafah.

Një sulm ajror izraelit ka goditur Rripin e Gazës gjatë natës, ku sipas burimeve mjekësore palestineze, të paktën 25 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE