Depresioni është ‘ngjitës’, ja pse s’duhet të rrini pranë njerëzve të mërzitur!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Depresioni është ‘ngjitës’, ja pse s’duhet të rrini pranë njerëzve të mërzitur!

Si mund t’ju kapë depresioni? Të jetosh duke qenë i/e rrethuar nga njerëz të ngrysur mund t’ju bëjë të prirur për të patur gjendje depresive. Ekspertët thonë se rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i rrethit shoqëror që jetoni mund të përdoret si një trajtim.

Sipas një studimi të ri, depresioni dhe emocionet që shoqërojnë atë mund të jenë ngjitëse. Hulumtuesit kanë gjetur se mentaliteti i zymtë i personave të prekshëm ndaj depresionit mund të jetë infektues, duke bërë që miqtë e tyre të vuajnë gjendjen gjashtë muaj më vonë.

Hulumtimi tregon se njerëzit të cilët i përgjigjen negativisht ngjarjeve stresuese të jetës, duke i interpretuar ato si rezultat i faktorëve që ata nuk mund të ndryshojnë dhe si një reflektim për të metat e tyre, janë më të prekshëm ndaj depresionit.

Mjekët nga Universiteti Indianës i Notre Dame, vendosën që të hetojnë nëse kjo mund të jetë ‘ngjitëse’ gjatë tranzicioneve të jetës në moshë më të madhe. Depresioni mund të jetë një përvojë tepër e izoluar.

Mjekët thonë se duke ndryshuar mjedisin e një personi mund të përdoret një pjesë e një trajtimi për depresion për shkak se ndjesitë e personave luhaten me kalimin e kohës. Studimi tregon se depresioni ka potencialin për t’u venitur me kalimin e kohës, varësisht nga konteksti shoqëror.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE