Në këtë vend arrihet rekordi i personave që vuajnë nga Alzheimeri!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë vend arrihet rekordi i personave që vuajnë nga Alzheimeri!

Më shumë se 15 milionë njerëz të moshës mbi 60 vjeç në Kinë vuajnë nga demenca, nga të cilët afro 10 milionë kanë sëmundjen e Alzheimerit. Raporti, i cili u publikua në Pekin tregoi se Kina është bërë vendi me numrin më të madh të pacientëve me Alzheimer në botë. Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës dhe më së shumti prek njerëzit në moshë të vjetër.

“Të dhënat treguan se përqindja më e lartë e personave të diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer për herë të parë ishte te njerëzit e moshës 60 deri në 79 vjeç, duke zënë 62,1% të totalit. Por personat me sëmundjen Alzheimer që janë nën 60 vjeç përbëjnë 21,3%, një proporcion më i lartë se pacientët me sëmundjen Alzheimer në fazat e tyre të hershme të raportuara ndërkombëtarisht, që është midis 5 dhe 10 për qind”,-shkruan e përditshmja.

Aktualisht, më shumë se 55 milionë njerëz kanë demencë në mbarë botë  dhe mbi 60 për qind e tyre janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa çdo vit raportohen afro 10 milionë raste të reja. Lu Lin, akademik nga Akademia Kineze e Shkencave dhe president i Spitalit të Gjashtë të Universitetit të Pekinit, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ilaç specifik për sëmundjen e Alzheimerit.

Lu ka sugjeruar se stërvitja e duhur, gjumi adekuat dhe një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes. Një ilaç i dytë për demencën u vërtetua se ka funksionuar gjatë një prove klinike, sipas “The Sun UK”. Shkencëtarët thonë se po hyjnë në një epokë të re të trajtimit të Alzheimerit. Provat e medikamentit me emrin Donanemab treguan se frenon dëmtimin e trurit te pacientët me sëmundjen. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE