Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, bashkëpunimi i ri i Bebe Rexha dhe David Guetta kalon çdo pritshmëri!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, bashkëpunimi i ri i Bebe Rexha dhe David Guetta kalon çdo pritshmëri!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar të premten bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta. Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m Good”.

Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të botës. Në një postim që artistja me origjinë shqiptare e ka rishpërndarë me ndjekësit në InstaStory, tregohet se si vetëm brenda ditës interesimi për të dëgjuar këngën ka qenë tejet i madh.

Aktualisht, “I’m good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha është kënga e dytë më e dëgjuar në iTunes në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe e dyta në Kanada. Po ashtu, bashkëpunimi mes dyshes së famshme është gjithashtu kënga e tretë më e dëgjuar e momentit në Irlandë dhe Holandë, e katërta në Finlandë dhe e pesta në iTunes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

 

Këngëtarja pak ditë më parë publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku kënga shoqëruese e videos ishte një demo e shkurtër e këngës “Blue”, që ajo dhe David Guetta nuk e përfunduan kurrë, pasi nuk e panë të arsyeshme. Por fansat kanë insistuar me ngulm që të kërkojnë publikimin e saj të plotë, pasi demoja në fjalë është bërë një prej këngëve më të kërkuara në aplikacionin Shazam. Dhe mesa duket aq donin dhe dy artistët. Bebe Rexha dhe David Guetta e publikuan ditën e djeshme projektin kaq të shumëpritur, “Blue”, që është ripërpunim i këngës së Eiffel 65.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë këtë vit pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022. Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që këtë herë mbahet në “Prudential Center” në New Yersey, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes. Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e këtij viti në ngjarjen e madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE