Negociatat për mega-digën e Etiopisë, vijojnë në raundin e dytë me Egjiptin e Sudanin!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Negociatat për mega-digën e Etiopisë, vijojnë në raundin e dytë me Egjiptin e Sudanin!

Negociatat e zgjatura për digën nuk ka sjellë ende një marrëveshje mes Etiopisë dhe fqinjëve të rrjedhës së poshtme, Sudani e Egjipti.

Raundi i dytë i bisedimeve trilaterale për digën e njohur si GERD, që është shumë e rëndësishme për Egjiptin e Sudanin, përfundoi sot në mënyrë jo-konkluzive, edhe pse Etiopia dhe vendet zotoheshin të vazhdonin bisedimet “me vullnet të mirë”.

Bisedimet po kryhen për projektin e kontestuar mbi lumin Nili Blu që rrjedh në drejtim të veriut të Afrikës, rezervat ujore të të cilit prekin Egjiptin e Sudanin.

Etiopia kundërshton kompromisin e pranuar që prek interesat e saj në lidhje me digën, siç kundërshtojnë dhe prekjen e interesave të tyre vendet poshtë rrjedhës ujore.

Egjipti gjithashtu tha se mbetet i përkushtuar ndaj negocjatave konstruktive, me objektiva të qarta.

Negocjatat e nisura prej vitit 2011 përpiqen të gjejnë terren të përbashkët për prekjen e volumit të ujit që rrjedh prej saj drejt Egjiptit e Sudanit.

Pas disa vitesh ndërprerjeje, Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri etiopian Abiy Ahmed pranuan rinisjen e bisedimeve në gusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE