Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal e terrorist ndaj Policisë së Kosovës

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal e terrorist ndaj Policisë së Kosovës

I dërguari special i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri, e ka quajtur kriminal dhe terrorist. Sarrazin pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se të dielën është parë një situatë e tmerrshme në veri.

Ai gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se ka afirmuar qëndrimin e qartë të Gjermanisë në krah të Kosovës.

Sarrazin ka thënë se për të zgjidhur çështjen e sigurisë në veri, duhet të ketë një dialog të suksesshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai dërguari special theksoi po ashtu se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet e Kosovës që nga momenti i paraqitjes së situatës së rëndë në veri.

Ai në fund ka thënë se është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja e Ohrit.

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës ndërsa si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, dhe kanë plagosur dy të tjerë.

Autoritet në Kosovë drejtuan gishtin nga Beogradi zyrtar se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi aktin e së dielës ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Nga operacioni i policisë janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë të plagosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE