Begaj sot në Itali, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish presidentit Giorgio Napolitano

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Begaj sot në Itali, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish presidentit Giorgio Napolitano

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.

Napolitano ndërroi jetë me 22 shtator në një klinikë në Romë në moshën 98 vjeçare. Ai po përballej prej kohësh me probleme shëndetësore por ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE