Kim Kardashian nuk njihet me ndryshimin e fundit në pamje

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Kardashian nuk njihet me ndryshimin e fundit në pamje

Prerja e re e flokëve të Kim Kardashian ka bërë një lëmsh të madh në rrjet.

Ylli praktikisht nuk njihet në kopertinën e numrit të ri të ‘CR Fashion Book’, me një model flokësh super të shkurtër, vetulla të holla dhe syze.

“Çmenduri, isha në kopertinën e parë dhe tani 10 vjet më vonë ende e frymëzuar nga @carineroitfeld. Të dua”, ka shkruar Kardashian në Instagram.

Së bashku me prerjen e saj mbresëlënëse, Kim u shfaq e veshur me një kanotiere Dsquared2 apo pantallona të shkurtra, një triko të madhe Jacquemus dhe një fund në stilin tutu.

Shumë e krahasuan me partneren aktuale të Kanye West. “Ajo po duket si Bianca Censori”-komentoi një fans në postimin e Kardashian.

Të tjerë e krahasuan me Doja Cat. “Doja Cat është kjo?” -pyeti një komentues tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE