“Mezi pres të ndajmë me ju…”, çfarë po paralajmëron për ndjekësit Xhensila Myrtezaj?

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mezi pres të ndajmë me ju…”, çfarë po paralajmëron për ndjekësit Xhensila Myrtezaj?

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Ditën e sotme Xhensila ka publikuar një postim në Instagram, ku ka treguar prapaskenat e fotove artistike që ka bërë së bashku me Besin dhe vajzën e tyre, Ajka përpara lindjes së djalit të tyre. Në video shihet Xhensila, e cila pozon duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur dhe shihen gjithashtu momente të bukura mes saj, Besit dhe Ajkës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE