Reshje dhe shtrëngata, vjeshta e vërtetë sapo ka nisur, njihuni me parashikimin e motit për sot

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshje dhe shtrëngata, vjeshta e vërtetë sapo ka nisur, njihuni me parashikimin e motit për sot

Të martën priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Korçës, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.

Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nuk përjashtohet mundësia edhe për raste breshëri, në zona të kufizuara, kryesisht në pjesën jugore dhe lindore të territorit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 18 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 22 °C

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE