Ju prezantojmë me lokalin ku të gjithë kamerierët janë robotë!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me lokalin ku të gjithë kamerierët janë robotë!

Në Japoni, një lokal i ka zëvendësuar të gjithë kamarierët me robotë. Në “Dawn Avatar Robot Café”, i cili gjendet në Tokio, të gjitha ushqimet dhe pijet shërbehen nga robotët. Një video e shpërndarë në Instagram nga blogerja Maz Green, e cila vizitoi këtë lokal në Tokio është bërë menjëherë virale. Ajo shkruan se robotët kontrolloheshin nga njerëz me aftësi të kufizuara. Maz Green shtoi se ishin të paktën 10 robotë që shërbenin si kamerierë, ndërsa një tjetër punonte në banak.

“Robotët mund të komunikojnë të gjithë. Ata kanë një kamera në kokën e tyre, një mikrofon dhe një altoparlant, në mënyrë që të komunikojnë me klientët, njësoj sikur përpara tyre të ishte kamerieri”,-tha Maz. Blogerja shtoi se çmimet ishin më të shtrenjta, por ia vlen të përjetosh një eksperiencë të tillë, e cila i vjen në ndihmë njerëzve me probleme fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE