Shuhet ylli i “The Man From UNCLE”, David McCallum!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet ylli i “The Man From UNCLE”, David McCallum!

Fatkeqësisht ka nderruar jetë në moshën 90-vjeçare legjenda televizive e serialit “The Man from UNCLE”, David McCallum. Sipas raportimeve, McCallum dha frymën e fundit në Nju Jork më datë 25 për shkaqe natyrore. Në “The Man from UNCLE” ai luajti spiunin rus Ilya Kuriakin i cili punonte me amerikanin Napoleon Solo (Robert Vaughan). Seriali u krijua falë suksesit të aventurave të spiunazhit të luftës së ftohtë të James Bond në kinema dhe fitoi një audiencë fanatike në vitet ’60.

McCallum lindi në vitin 1933 në Skoci nga prindër muzikantë. I ndjeri studioi muzikë në Akademinë Britanike të Muzikës, derisa më në fund zbuloi dashurinë e tij për aktrimin dhe u regjistrua në Actor’s Equity në 1946. Njohja e madhe erdhi në fillim të viteve 1960 përmes ‘Billy Budd’, bazuar në romanin e Herman Melville. Madje ai triumfoi në aventurën legjendare të luftës të John Sturges “The great escape” (1963) e cila i hapi dyert kudo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE