Të komunikoni me zë me ChatGPT-n tanimë nuk është më një ëndërr por realitet!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të komunikoni me zë me ChatGPT-n tanimë nuk është më një ëndërr por realitet!

Një veçori e re interesante pritet të vijë në ChatGPT. OpenAI, startupi që qëndron prapa këtij softueri të jashtëzakonshëm të njohur, njoftoi se po lançon veçori të reja duke përfshirë mundësinë për t’i lejuar përdoruesit që të komunikojnë me zë me ChatGPT-n. Në një postim, OpenAI tregoi se si kjo veçori e re mund të përdoret, varësisht nëse dëshironi një përrallë para gjumit për fëmijët, ose për zgjidhur një debat në tryezën e darkës.

Veçoritë e reja të zërit nga OpenAI kanë ngjashmëri me ato që ofrohen aktualisht nga Amazon dhe Apple në shembujt si Alexa dhe Siri. OpenAI tha gjithashtu se do të lançojë edhe një veçori tjetër ku lejon chatbotin t’u përgjigjet kërkesave tuaja nëse publikoni një imazh. Për shembull, mund të bëni një fotografi të përmbajtjes së frigoriferit tuaj dhe t’i kërkoni ChatGPT-s t’ju ndihmojë të krijoni një plan vakti duke përdorur përbërësit që keni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE