Shqiptarja konkurron në ‘The Voice of Germany’ me këngën e Noizyt dhe Loredanës

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarja konkurron në ‘The Voice of Germany’ me këngën e Noizyt dhe Loredanës

The Voice Rap” është spektakli i parë i dedikuar ekskluzivisht zhanrit të repit dhe po zhvillohet në Gjermani.

Për sezonin e parë, “The Voice of Germany” vendosi të sillte Kool Savas dhe Dardan si trajnerë. Duke filluar nga java e shkuar – çdo të enjte gjatë javëve në vijim – të dy artistët do të konkurrojnë për talentet e rinj përkatës.

E në natën e parë në skenë u ngjit një shqiptare e quajtur Erda Havolli. Vetëm 19 vjeç, ajo performoi para gjermanëve këngën “Heart Attack” të Loredanës dhe Noizyt. Erda ka mundur të bindë dy juristët e njohur të cilët u kthyen në të njëjtën kohë.

Në fund ajo zgjodhi Dardanin, që për ata të cilët nuk e dinë është shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE