Turizmi arrin shifra rekord, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turizmi arrin shifra rekord, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023

Këtë vit , Shqipëria ka përjetuar sezonin e saj më të mirë turistik, me shifra rekord vizitorësh të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT për 8-mujorin e 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar arriti gati 7.2 milionë persona (7.190.410).

Numri i shtetasve të huaj pësoi një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në kulmin e sezonit turistik, që është muaji gusht, në vend kanë hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë. Ndërkohë vendin e vizituan mbi 1.7 milionë vizitorë të huaj gjatë muajit korrik, ndërsa në qershor mbërritën mbi 1 milionë shtetas të huaj.

Sipas INSTAT, në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.

Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE