UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet Superkupa e Europës!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet Superkupa e Europës!

Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë.

Fituesja e Ligës së kampioneve dhe ajo e Europa League do të zbarojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme. UEFA ka njoftuar se është përcaktuar në mbledhjen e qeverisë europiane të futbollit këtë të martë në Limasol të Qipros dhe impianti që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës.

Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë. Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.

Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organzimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Uells po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE