Arnita Beqiraj dhe partneri i saj në kërcim tregojnë pritshmëritë e tyre për garën e fortë në “DWTS”!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arnita Beqiraj dhe partneri i saj në kërcim tregojnë pritshmëritë e tyre për garën e fortë në “DWTS”!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Një ndër konkurrentet që do të marrë pjesë në këtë spektakël është dhe Arnita Beqiraj, e cila ka qëndruar pas kamerave si regjisore e tani do e shohim duke kërcyer me partnerin e saj, balerinin profesionist Eni Balla. Të dy ata kanë qenë të ftuar në studion e “Live From Tirana” për të folur më shumë për ndjesitë e tyre në këtë eksperiencë.

Si e mori ftesën Arnita dhe si ndihet ajo?

Jam e lumtur që po rikthehem para kamerave. Kur më erdhi propozimi kisha dyshimet e mia si të gjithë. Por na ka qëlluar të punojmë herë tjetër me Enin dhe jam e gëzuar dhe do e shijojmë shumë. Nuk më frikëson gjë.

Si ishte prezantimi i parë? Eni na tregon…

Prezantimi i parë ishte shumë gallat. Më kishin thënë për një partnere tjetër, por nuk e them se kush është, nuk është në kast. Pastaj u çmenda kur mora vesh që do të ishte Arnita. Do të shihet se sa i gëzuar isha.

Si po ndikon ky afrimitet i tyre në prova? Arnita shpjegon:

Mua më krijon një komfort, por ka ato të metat e vogla. Sepse nuk të marrin seriozisht, më thonë ‘je bukur’. Unë dhe Eni kemi raport të madh miqësor dhe më thotë që jam më e mira. Por unë nuk e mendoj dhe them që duhet të punojmë shumë.

Cili prej konkurrentëve i duket më i fortë Arnitës?

I vlerësoj të gjithë, disave ua njoh aftësitë dhe fuqinë që ata do të kenë në skenë. Këtu të përmend ty (Eni Shehu), Enxhin, Sardin po ashtu. Por kjo është dhe pak subjektive sepse kam raport miqësor me ta. Besoj që sezoni i dytë është sezoni më i mirë i një produksioni.

Qëllimi është ta shijoj shumë dhe unë jam e dashuruar me spektakle të tilla. Por nuk është qëllimi të marr kupën ,nuk është ajo fitorja në vetvete. Historia ka treguar që nuk është ajo fitorja e vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE