Ideal në luftën kundër zbokthit, produkti që të gjithë e kemi në kuzhinat tona!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ideal në luftën kundër zbokthit, produkti që të gjithë e kemi në kuzhinat tona!

Vaji i ullirit është i njohur për vetitë e tij hidratuese dhe ushqyese, e për dekada është përdorur si aleati kryesor në shëndetin e flokëve. Sipas studimeve ai është përdorur kryesisht për eliminimin e zbokthit dhe disa prej problematikave pasuese me të, si irritimi i lëkurës apo kruajtjet. Falë vetive të tij anti- inflamatore dhe zbutëse, vaji i ullirit është vlerësuar si një ilaç natyral në luftën kundër zbokthit.

Për përgatitjen e maskës ju duhen:

2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, 3-4 pika vaj peme çaji.

Aplikimi:

Lagni flokët me ujë të ngrohtë, ky proces është i rëndësishëm, sepse ndihmon në hapjen e poreve. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosni enën në të cilën keni vajin e ullirit, në mënyrë që vaji të ngrohet gradualisht. Më pas me majat e gishtave të lyera në vaj, masazhoni skalpin e kokës për rreth 3-4 minuta dhe më pas lëreni të veprojë për 30 minuta në flokë.

Pasi koha të jetë përmbushur lajini flokët si zakonisht dhe ju do të shihni një përmirësim që në ditën e parë. Kujtojmë se, eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milion eurove për 8 mujorin, me rritje vjetore 665% në të njëjtën periudhë. Sezonin e kaluar prodhimi i ullirit dhe vajit njohu rekorde si rrjedhojë e kushteve të mbara të motit dhe hyrjes në prodhim të pemishteve të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE