Zhvillimet në Kuvend, Basha: Teatër politik!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zhvillimet në Kuvend, Basha: Teatër politik!

Lulzim Basha foli për mediat pas seancës plenare 20 minutëshe në Kuvend, në të cilën PS-ja i rrëzoi amendamentin që parashikonte një detyrim të përhershëm të vendit tonë për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Nuk pati mundësi për të kërkuar llogari, as për të shprehur se ku qëndron opozita në raport me hallet e njerëzve. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do të vendosnin interesat e njerëzve para atyre vetjake. Ka katër muaj që kalohen pa diskutime. Sot është kaluar një dokument që quhet Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Për një kohë të gjatë jemi mësuar që dokumente të tilla t’i konsiderojmë punë rutinë. Nuk është vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera që u dehën nga suksesi i zgjerimit të NATO-s.

Realiteti ku po jetojmë është dinamik. Eshtë bërë e qartë nga drejtuesit e NATO-s se mundësia për një konflikt mes NATO-s dhe forcave të treta, kurrë nuk ka qenë më e madhe që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Shtatori i kaluar na tregoi sa afër dhe drithërues është probabiliteti i përshkallëzimit të konflikteve. E kam fjalën për sulmin terrorist në Banjskë. Strategjia Kombëtare duhej t’i nënshtrohej një debati publik dhe politik. Nuk dua të bëj Kasandrën, por s’ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, për një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të vendit se të përgatitet për më të keqen kur shfaqet në horizont. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe se të fshihesh pas ombrellës së NATO-s.

Falë teatrit politik, as nuk u diskutua, por u hodh poshtë. Amendamenti ende është në rend dite, por sot u hodh poshtë amendamenti që parashikon një detyrim të përhershëm për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën. As unë dhe as ju, as qytetarët nuk urojnë që të vijë me e keqja. Por, detyra e secilit prej nesh është të bëhemi gati për më të keqen.

Akti i sotëm është dëshpërues. Armiqtë tanë e të Kosovës sot fërkojnë duart. Votimi do të shtronte rrugën për amendimin e buxhetit për të alokuar 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën.

Një koment edhe për opozitën:

Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesat e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend që të derdhet në bulevarde, mezi mbush rrugicat. T’i thërrasin mendjes dhe të lënë mënjanë interesin personal. Të bëjnë çfarë është për t’u bërë në raport me këto probleme. Pastaj shpikin armiq dhe groposen më thellë në vrimën e harresës, përbuzjes.

Ne nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodhte. Po bëjmë gjithçka çdo ditë, çfarë na takon neve. PD-ja të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve, propozimeve, ofertave programore e së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as për interesa personale, por për t’i dhënë fund teatrit dhe telenovelave me pesë aktorë e një regjisor, për të projektuar një politikë që në qendër të vëmendjes ka hallet e njerëzve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE