Megi Pojani nervozohet në studio, ja çfarë ndodhi në “Për’puthen”!
vovalbania
September 27, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” është rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe 2 opinionistet, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar dhe Aulona Musta.
Vetëm pak ditë nga fillimi i programit duket se debatet, largimet nga emisioni apo nga studioja kanë qenë të pranishme që ditët e para. Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi, e cila shumë e nervozuar. Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orhanit, njërit prej djemve, duke thënë se është arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të.