Mbi 40 mijë refugjatë nisen prej Nagorno-Karabakut në Armeni

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 40 mijë refugjatë nisen prej Nagorno-Karabakut në Armeni

Rreth 42.500 armenë etnikë janë larguar tashmë prej Nagorno-Karabakut, kanë thënë zyrtarët armenë – një e treta e popullsisë së kësaj enklave të marrë nën kontroll të plotë nga Azerbajxhani, javën e kaluar.

Qindra makina kanë marrë rrugë drejt Armenisë.

Azerbajxhani ka thënë se banorët e asaj zone do të jenë të sigurt, mirëpo kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se “spastrimi etnik” ka nisur.

Nagorno -Karabaku, rajon që konsiderohet si pjesë e Azerbajxhanit – është udhëhequr nga armenët etnikë për tri dekada.

Ky rajon malor në Kaukazin Jugor është mbështetur nga Armenia – mirëpo edhe nga aleatja e ngushtë e saj, Rusia.

Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas janë vrarë, prej ndërhyrjes së ushtrisë së Azerbajxhanit në këtë rajon, javën e kaluar.

Në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, separatistët janë pajtuar për t’i dorëzuar armët.

Azerbajxhanasit kanë thënë se dëshirojnë t’i trajtojnë armenët si “qytetarë të barabartë”, mirëpo aty është thënë të jetë dërguar pak ndihmë.

Të hënën, të paktën 68 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi të madh, në tentim e sipër për t’u larguar nga Karabaku.

Më shumë se 300 të tjerë janë të plagosur dhe mbi 100 janë të zhdukur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev që të ofrojë “mbështetje pa kushte dhe liri të lëvizjes për civilët” dhe ka bërë thirrje për “qasje të ekipeve për ofrim të ndihmës humanitare”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për respektim të të drejtave të njeriut.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për këtë rajon më 1994 dhe më 2020.

Në dhjetor, Azerbajxhani e ka vendosur një bllokadë në këtë rajon, në rrugën e vetme që e ka lidhur me Armeninë, me pretendimet se Qeveria armene është duke e përdorur rrugën për mihje të mineraleve dhe dërgim të armëve për forcat separatiste të rajonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50476 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE