“Top Channel” largon nga emisioni ‘Portokalli’ Arjola Demirin, zbulohet arsyeja

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Top Channel” largon nga emisioni ‘Portokalli’ Arjola Demirin, zbulohet arsyeja

Së fundmi, “Top Channel” publikoi spotin e programit të njohur të humorit, “Portokalli”.

Emisioni do të startojë në 1 tetor, mirëpo vumë re se aktorja, Arjola Demiri nuk do të jetë këtë sezon pjesë e tij, ku ka qenë prej vitesh pjesë e kastit.

Burime për “Kryefjala” bëjne me dije se pagesa e ulët, të cilën si duket “Top Channel” nuk ka patur ndërmend t’ia përmirësojë aktores, mund të jetë një arsye që Arjola ka vendosur të largohet.

Nga ana tjetër, nuk dihet ende se çfarë u bë me apartamentin që “Big Brother” i premtoi asaj dhe familjes së saj. Aktorja deri tani nuk ka postuar foto apo video në rrjetet sociale.

I urojmë aktores shumë suksese në karrierën e saj në vijim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49579 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE