Majk nuk ka kohë për të humbur, nis menjëherë punën për projektin e ri!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Majk nuk ka kohë për të humbur, nis menjëherë punën për projektin e ri!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo). E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti publikoi plot katër bashkëpunime shumë të suksesshme.

Edhe pse ka qenë mjaft i angazhuar duket se Majk nuk ka aspak kohë për të humbur pasi ka nisur menjëherë punën për projekte të reja. Teksa ka ndarë me ndjekësit një foto nga studio e tij muzikore krahas nuk ka shkruar asgjë, por postimi flet shumë.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE