92-vjeçarja indiane shkon për herë të parë në shkollë!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
92-vjeçarja indiane shkon për herë të parë në shkollë!

Një grua 92-vjeçare indiane shkoi në shkollë për herë të parë gjashtë muaj më parë dhe më në fund arriti të lexojë dhe të shkruajë. Salima Khan lindi në vitin 1931 dhe u martua në moshën 14-vjeçare. Salima gjithmonë ëndërronte të ishte në gjendje të lexonte dhe të shkruante. Kur ishte fëmijë, në fshatin e saj nuk kishte shkollë.

Gjashtë muaj më parë, e shoqëruar rrugës për në shkollë nga gruaja e nipit të saj në Bhulansar ajo më në fund filloi mësimet përkrah studentëve të paktën 8 dekada më të rinj se ajo. Historia e Khan mori vëmendjen pasi një video u publikua në rrjetet sociale në të cilën ajo numëronte nga 1 në 100.

“Historia e saj përforcon besimin se nuk ka kufi moshe për ndjekjen e dijes”-i tha AFP Lakshmi Pandey, një zyrtar i shërbimit arsimor. Vullnetarët e përfshirë në një iniciativë të qeverisë arsimore e mbështeten Khan dhe e inkurajuan atë të regjistrohej në shkollë. Pasi gjyshja u regjistrua në shkollë, 25 gra në fshatin e saj, duke përfshirë dy nuset e saj, gjithashtu filluan të ndiqnin mësimet e shkrim-leximit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE