Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II!

Së fundmi, sipas dokumentit të publikuar nga BBC, shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth ka qenë pikërisht mosha e thyer e saj. Elizabeth II ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Dokumenti i publikuar është nënshkruar edhe nga vajza e saj, Princesha Anne. Vdekja u regjistrua në 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. Elizabeth ishte mbretëresha me kohën më të gjatë në fron në historinë britanike.

Ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave paraprake, më shumë se 26 milionë persona ndoqën shërbimin funeral të mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey. Kjo e bën atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas shifrave të bëra publike nga organizata kërkimore Barb, shërbimi u transmetua në një sërë kanalesh, me një mesatare prej 26.2 milionë shikuesish. Megjithatë, funerali i Princeshës Diana mori shikueshmëri më të lartë televizive në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar sesa funerali i mbretëreshës Elizabeth, edhe pse është e vështirë të krahasohen dy ngjarjet.

Sjellim në vëmendje se konspiracionistët pretendojnë se Mbretëresha Elizabeth vdiq muaj më parë dhe u zëvendësua nga një hologram në daljet publike. Këto pretendime kanë dalë nga të ashtuquajturit besimtarë të QAnon, përfshirë sugjerimin se monarkja e ndjerë u vra si pjesë e një plani më të gjerë. Komuniteti në internet që josh fanatikët e krahut të djathtë me bazë kryesisht në SHBA, ka shpërthyer me ide që nga vdekja e Elizabeth II. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48767 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE