Konsumoi kokainë para fluturimit, pushohet nga puna piloti britanik!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konsumoi kokainë para fluturimit, pushohet nga puna piloti britanik!

Një pilot i British Airways konsumoi kokainë nga gjoksi i një gruaje topless ndërsa po festonte në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër. Mike Beaton kishte një ditë pushimi në Johannesburg përpara fluturimit të planifikuar në Londër katër javë më parë.

Sipas një raporti të Sun, ai e kaloi natën e tij me gra duke pirë alkool dhe duke konsumuar drogë. Beaton u pezullua dhe u kthye në shtëpi të nesërmen. Në aeroport ai iu nënshtrua një testi droge, në të cilin rezultoi pozitiv dhe më pas u pushua nga puna. Sipas The Sun, incidenti është cilësuar një tronditje për kompaninë ajrore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE