Pas “BBV2”, Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri gati për të luftuar për kupën e “DWTS”!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas “BBV2”, Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri gati për të luftuar për kupën e “DWTS”!

Ditën e djeshme pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Në promon e “DWTS’ çdo gjë duket magjike dhe të gjithë konkurrentët, juria dhe moderatorët e këtij programi duken mahnitës. Ama nga ndjekësit është vënë re momenti ku  Ronaldo Sharka dhe Armaldo Kllogjeri, të cilët kanë qenë ish-banorë në “BBV2” shfaqen me kurriz nga njëri-tjetri bashkë me balerinat e tyre profesioniste. Pas luftës së tyre për të fituar “Big Brother Vip 2” tashmë Ronaldo dhe Armaldo duket se janë gati për të luftuar për kupën e “Dancing with the Stars”.

Përsa i përket jurisë, një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerine profesioniste. Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE