Zbulohen municione luftarake në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen municione luftarake në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë!

Gjenden municione luftarake në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Mësohet se gjatë punimeve të gërmimit, kontraktori hasi disa municione luftarake. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH bëri të ditur se menjëherë është bërë izolimi i zonës, ndalimi i punës duke shmangur kështu rrezikun e mundshëm dhe u bë lajmërimi pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas ARRSH-së, gjithashtu u vu në dijeni edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren e për të lejuar vijim e punës. Këtë vit, ky autoritet ka nisur punimet për zgjerimin e rrugës në disa segmente, si dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera.

Ky aks do të transformohet tërësisht e pritet që të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e Korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë, atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli.

Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi, të tilla si Portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë e jo vetëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49450 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE