Po largohet nga Shqipëria, Luiz Ejlli poston momentin e bukur me të!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po largohet nga Shqipëria, Luiz Ejlli poston momentin e bukur me të!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme, Luizi ka postuar një video të bukur ku shfaqet së bashku me nënën e tij. Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.

Pas daljes nga “BBV2” Luizi ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku e së fundmi ka qenë coveri i këngës “Can’t help falling in love” nga Elvis Presley. E vetëm pak më parë Luizi ka postuar një video, ku duket në një studio muzikore duke regjistruar këngën e tij të re. Nuk dihet nëse do të na surprizojë me ndonjë bashkëpunim apo do të jetë përsëri një këngë solo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE