Upss! Pas rastit në Shkodër, edhe DWTS i bën të papriturën Armaldos lidhur me Luiz Ejllin

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Pas rastit në Shkodër, edhe DWTS i bën të papriturën Armaldos lidhur me Luiz Ejllin

Armaldo Kllogjeri u bë viral në rrjet pak ditë më parë.

Teksa ai ishte duke mbajtur një koncert në Shkodër, të pranishmit filluan të thërrisnin njëzëri emrin e Luiz Ejllit.

Situata u kalua me mjaft siklet nga Maestro, i cili më vonë me shaka u shpreh: “Bërtini, më fort, më fort”.

Mirëpo duket se ‘hija’ e Luiz Ejllit do vazhdojë t’a ndjekë akoma Maestron.

Ky i fundit do jetë konkurrent në “Dancing With The Stars”, dhe gjejeni pak me cilën këngë do e fillojë kërcimin e tij të parë…me atë të Elvis Presley-t, “Can’t help falling in love”, këngë të cilën Luizi e bëri cover vetëm pak ditë më parë.

Për këtë situatë, ka reaguar edhe vetë Maestro, i cili ka bërë një postim në Instagram, ku shprehet:

“Thonë që rastësia është mbreti i botës … por nuk e di a është kjo vërtetë një rastësi”.

Ndërsa në postimin pasardhës tha:

“Kam kohë që po bëj prova dhe po jap maksimumin tim që të kem një paraqitje të denjë përpara jush.Kënga e zgjedhur është shumë e veçantë,aq e veçantë sa po e zgjedhin dhe të tjerë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE