Zbulohet kush ja vuri tritolin lokalit të Noizy, e pabesueshme arsyeja

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet kush ja vuri tritolin lokalit të Noizy, e pabesueshme arsyeja

Janë mësuar detaje sa i përket një shpërthimi të ndodhur në plazh Durrës më 8 Qershor të këtij viti, ku shënjester ishte biznesi ne prononësi të Bashkim Rajkut, babai i reperit Rgels Rajku (Noizy).

I penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu u njoftua nga nëna e tij për sherrin qe kishte ndodhur mes shokut të tij Kleviol Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio dhe kengetarit Rigers Rajkut (Noizy).

Në këtë bisedë telefonikë trëgon i penduari nëna e Laertit kishte shqetësim dhe keqardhje pasi ishte berë shumë mediatieke.

Pas kësaj telefonatë Laert Haxhia ka kontaktuar Artan Tafanin për një gjetur 1 kg tritol dhe për t’ia vemdosur biznesit të Bashkim Rajkut, raporton Ora News.

Lëndë plasëse ishte marrë në Tepelenë dhe ishte sjellë në Durrës nga personat e dyshuar.

Policia thote se këtë ngjarjë të dyshuar janë Laert Haxhiu, Marjus Tafani, Lulzim Spahija, Ersiano Abedini.

“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE