Ja përse nuk duhet ta pini kurrë kafenë esëll!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja përse nuk duhet ta pini kurrë kafenë esëll!

Edhe pse është normale që shumica e popullsisë ta nisin ditën me një filxhan kafe, pirja me stomakun bosh nuk është aspak e këshillueshme nga ekspertët e shëndetit. Edhe pse është faktuar se kafeja ka disa efekte të dobishme në shëndetin tonë, si nxitësi i energjisë apo rregullon metabolizmin, konsumi i saj sapo të ngriheni nga shtrati mund të çojë në pasoja negative si fizike ashtu edhe mendore.

Sipas ekspertëve, gjithashtu mund të shkaktojë nervozizëm, dridhje dhe efekte të tjera, duke përfshirë ndryshimet e humorit, pasi kafeja stimulon prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit. Por çfarë duhet të pini esëll në mëngjes në vend të kafesë?

 

Ekspertët rekomandojnë të pini të paktën dy gota ujë esëll mëngjes për mëngjes. Pirja e ujit me stomakun bosh ndihmon në eliminimin jo vetëm të toksinave, por edhe të depozitave të yndyrës që grumbullohen në trup.

Një tjetër zgjedhje mund të jetë pirja e lëngjeve të frutave ose smoothie të cilat ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe ofrojnë mbështetje për tretjen. Megjithatë bëni kujdes t’i zgjidhni ato pa sheqerna të shtuara dhe në asnjë rast mos e ekzagjëroni me dozat për të mos kaluar sheqernat natyrale të pranishme në fruta.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE