Londër, 15-vjeçarja u vra me thikë ndërsa shkonte në shkollë/Sunak: Jam shokuar!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Londër, 15-vjeçarja u vra me thikë ndërsa shkonte në shkollë/Sunak: Jam shokuar!

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe është tronditur nga vrasja me thikë e një 15-vjeçareje në lagjen Croydon të Londrës. Elianne Andam u masakrua nga një i njohuri i saj, i moshës 17-vjeç, i cili u arrestua. Me një thikë të gjatë, Elianne u godit disa herë në pjesën e qafës e të gjoksit nga një djalë i veshur me të zeza. Viktima sapo kishte zbritur nga autobusi për të shkuar në shkollë.

Mediat britanike shkruajnë se motivi mund të lidhet me faktin që Elianne u vra pasi mbrojti një shoqe nga agresori që me këtë të fundit po tentonte rikthimin pas ndarjes.

Adoleshenti i ndaluar vazhdon të merret në pyetje nga hetuesit e Scotland Yard-it, ndërsa në Croydon u zhvilluan homazhe në nderim të vajzës së masakruar. Ky nuk ishte rasti i vetëm. Në Londër janë të shqetësuar për shtimin e vrasjeve me thikë nga adoleshentët.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e quajti “absolutisht shokuese” atë që ndodhi, duke theksuar se viktima nuk ishte shumë më e madhe se dy vajzat e tij.

Në Britaninë e Madhe, alarmi për dhunën nga të rinjtë nuk po përfshin vetëm Londrën. Në Gloucestershire të Anglisë perëndimore, një 15-vjeçar që goditi me thikë një mësuese në korridorin e një shkolle, u dënua me 14 muaj heqje lirie e po mbahet në një burg për të mitur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE