Kush mund ta fitojë BBV3 sipas Elvis Myrtës: “Nëse flasim për lojtarë…”

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush mund ta fitojë BBV3 sipas Elvis Myrtës: “Nëse flasim për lojtarë…”

Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” kanë qenë Jonida Aliçkolli dhe Elvis Myrta. Ata kanë diskutuar më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 3”, situatat e ndodhura në shtëpi, si dhe kë shohin ata në finale…

A beson Lisi tek marrëdhënia e Romeos dhe Heidit?

E kam thënë që kanë ndjenja. Por njerëzve nuk u hyjmë dot në zemër. Kemi parë çifte nga edicionet e kaluara që nuk i kemi besuar dhe janë bërë me fëmijë. Siç ka patur edhe nga ata që kemi besuar dhe nuk janë më bashkë. Erdhi fundi edhe dy javë e gjysmë janë…

I pyetur se kë sheh ai në finale dhe kush mund ta fitojë, ish-banori u përgjigj:

Shoh Eglën dhe Romeon në fund. Dëshira ime është që të fitojë Romeo, por edhe po ta fitojë Egla do më bëhet qejfi. Kur Egla ka hedhur një shashkë, shtëpia ka shpërthyer. Nëse flasim për lojtarë, është fituese Egla. Nëse do flasim për anën njerëzore, është Romeo. Kam qejf të iki Erjola në finale. Edhe kur kam dalë kam thënë që e meriton, sepse ka super argumenta dhe e ka treguar gjithmonë.

Nga ana tjetër, kë sheh Jonida në finale?

Unë do të doja 5 banorë në finale, jo 4. Shoh Romeon, Heidin, Julin, Eglën dhe Meriton. Edhe Meritoni ka dhënë shumë…

Lisi ka dhe një kritikë për banorët e BBV:

E kanë bërë shumë bajat këtë “Big Brother”. Një lloj kakofonie, një lloj zhurme, një lloj agresiviteti…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE