Mbyllen 56,000 shkolla në Pakistan, shkak infeksioni i syrit!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbyllen 56,000 shkolla në Pakistan, shkak infeksioni i syrit!

Dhjetëra mijëra shkolla në një provincë pakistaneze u mbyllën pasi një infeksion viral i syrit goditi gati 100,000 njerëz. “Rreth 56,000 shkolla fillore dhe të mesme në provincën qendrore të Punjab duhet të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën”,-tha ministri rajonal i Shëndetësisë Jamal Nasir.

Konjuktiviti viral, i njohur si syri rozë, është përhapur me shpejtësi në të gjithë krahinën. “Gati 100,000 njerëz janë infektuar deri më tani dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të kufizojnë kontaktin fizik dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre“,- tha Nasir. Kryeministri i Punjabit Mohsin Naqvi tha se qeveria lokale do të nxjerrë udhëzime se si të parandalohet infeksioni para të hënës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE