“Unë atë e kuptoj shumë mirë”/ Duke përdorur ironinë, Kejvina “imiton” Luizin!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë atë e kuptoj shumë mirë”/ Duke përdorur ironinë, Kejvina “imiton” Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë kësaj jave ka patur mjaft tension në ambientet e shtëpisë, ku ironitë dhe kunjat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë munguar gati asnjë moment. Një përplasje mjaft e fortë ka qenë ajo mes Luizit dhe Kejvinës, ku kjo e fundit e ka akuzuar shpesh atë për fyerje dhe për përdorimin e një fjalori të papërshtatshëm. Mbrëmjen e djeshme ajo ka patur një bashkëbisedim me banorët e tjerë rreth tij dhe ka zgjedhur ta imitojë atë. Modelja ka zgjedhur të citojë fjalët që ai ka thënë duke i shtuar gjithashtu edhe theksin e tij shkodran. Ajo ka shtuar:

E dini pse ai nuk më sulmon mua? Sepse unë atë e kuptoj shumë mirë. Duke qenë se ai vjen nga Shkodra dhe unë nga Lezha, merremi vesh mjaft mirë.

Ngacmimet mes tyre sa vjen e bëhen më të shpeshta dhe hera herës kanë degraduar duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit. Ajo është shprehur se atij i intereson vetëm loja dhe të shkojë në finale. Ndërkohë nga ana e Luizit nuk ka ardhur ndonjë reagim. Në ambientet e shtëpisë së fundmi ka ardhur një zarf i zi, ku banorët dhe në veçanti dy protagonistët, mendojnë se ka ardhur për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve që ata kanë përdorur, duke qenë në kundërshtim me rregullat e lojës. Gjithsesi pritet të konfirmohet në momentin që do të lexohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE