20 mijë gjoba në një javë! Rezultatet e masave kundër parkimeve të paligjshme!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
20 mijë gjoba në një javë! Rezultatet e masave kundër parkimeve të paligjshme!

Parkimet e gabuara në rrugë janë një shkelje shumë e zakonshme mes përdoruesve të rrugës por për të kuptuar përmasat mjaft të përmendim gjobat e vendosura nga policia rrugore dhe ajo bashkiake në kryeqytet.

Rreth 20 mijë qytetarë janë ndëshkuar për këtë shkelje në kryeqytet vetëm gjatë një jave.

Për të lehtësuar trafikun e krijuar artificialisht nga parkimet e gabuara ministria e brendshme hartoi një plan masash që parashikonte dhe përdorimin e karoatrecit dhe bllokueseve të gomave për mjetet që parkonin pranë vijave të bardha, stacioneve të autobusit apo në afërsi të kryqëzimeve.

 “Keni qemë te vendosur, kemi përdorur dhe karoatrec në vendet ku parkimet kanë qenë te vizat e bardha apo pranë kryqëzimeve ku bëhen pengesë e qarkullimit dhe rrjedhshmëri e lëvizjes. Ka një përmirësim të dukshëm, por do të kërkojë më shumë kohë, do insistojmë dhe në periferi si Unaza e Madhe, Fresku, Astiri, të cilat nuk monitorohen shpesh”, shprehet shefi i Komisariatit Rrugor Tiranë, Besmir Qibini.

Problematike situata paraqitet vetëm në disa akse të caktuara në kryeqytet

“Problematike është Rruga e Kavajës në të dy krahët e Rruga e Durrësit, Mine Peza, rruga Xhanfize Keko, rruga e Dibrës si dhe Myslym Shyri. Nga kjo nismë kemi marrë reagime të mira nga qytetarët, të cilët tashmë telefonojnë dhe ankohen”, thotë Besmir Qibini.

Javën e ardhshme nis viti i ri akademik ku studentët do të kthehen në auditore gjë që do të ndikojë edhe në qarkullimin rrugor.

Studentët që janë përdorues mjeti u bëj apel të zbatojnë sinjalistikën vertikale dhe horizontale dhe të kontribuojmë së bashku për një tiranë me të pastër dhe më të sigurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48681 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE