Basha: Shqiptarët me pagat më të ulëta të Europë, shkak korrupsioni i lartë!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha: Shqiptarët me pagat më të ulëta të Europë, shkak korrupsioni i lartë!

Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta të Europë, sepse korrupsioni është në nivelet më të larta, tha këtë të shtunë kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e radhës me qytetarët.

Basha ishte sot në degën 4 në Tiranë, në zonën pranë shkollës “Bajram Curri”, ku bisedoi me banorë të kësaj lagje.

“Me banorët pranë shkollës “Bajram Curri”, për të dëgjuar zërin e tyre, shqetësimet por dhe idetë që ata kanë për te dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët“, shkruan kreu demokrat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE