Vjosa ​Osmani: S’do ta lejojmë Vuçiçin të rrënojë lirinë dhe paqen në Kosovë!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjosa ​Osmani: S’do ta lejojmë Vuçiçin të rrënojë lirinë dhe paqen në Kosovë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç toger të Slobodan Millosheviç, dhe se të dy janë përpjekur të prishin lirinë, paqen dhe bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme, në Kosovë dhe Ballkan.

Vuçiç po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që Kosova ka mundur të arrijë së bashku me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në.

Presidentja siguroi që nuk do të lejojë që këto arritje të Kosovës të zhbëhen.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiq tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në X, dikur Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE