Përse FSK nuk shkon dot në veri të Kosovës, Kurti “ultimatum” Serbisë!!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përse FSK nuk shkon dot në veri të Kosovës, Kurti “ultimatum” Serbisë!!

Albin Kurti deklaroi se kufiri në veri të vendit ka një “vakum që duhet të mbushet”, pavarësisht zotimit “të njëanshëm të paraardhësit tim ndaj NATO-s, tha ai, për të mos lejuar zhvendosjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë pjesë të vendit.

Kryeministri i Kosovës i bëri komentet gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, përsëriti ai, ndërsa përforcoi thirrjet e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla për ekstradimin e personave të përfshirë në sulm.

Kurti shtoi se në Banjskë janë gjetur armatime në vlerën e 5 milionë eurove. Ndryshe nga Policia e Kosovës, dërgimin e FSK-së në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar kjo në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ku Thaçi jepte garanci aleancës se FSK-ja do të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka bërë të qartë disa herë institucioneve të Kosovës se kjo marrëveshje është ende në fuqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE