Zbulohet i arrestuari, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet i arrestuari, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur!

Policia amerikane ka arrestuar ditën e djeshme, ish-udhëheqësin e një bande, për vrasjen e reperit Tupac Shakur, gati 30 vite pasi legjenda e hip hop u qëllua 4 herë teksa kishte ndaluar në një semafor në Las Vegas.

Vrasja e artistit konsiderohet si një nga vrasjet më famëkeqe të mbetura mister, jo vetëm në historinë e muzikës, teksa autoritetet kanë bërë me dije se kanë vënë në pranga Duane “Keffe D” Davis, 60 vjeç, i akuzuar për vrasje me një armë vdekjeprurëse.

Duke cituar edhe akuzat e bëra nga Prokuroria, Policia thotë se kanë arritur në përfundimin pas hetimeve prej 3 dekadash se Davis kishte planifikuar sulmin ndaj Tupac, pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me reperin në një kazino, po atë mbrëmje.

Mësohet se 60-vjecari u arrestua pranë shtëpisë së tij në Las Vegas dje dhe pritet të dalë para gjykatës brenda disa ditësh.

Prokurori Marc DiaGiacomo, i ngarkuar me cështjen prej disa vitesh, e përshkroi Davis si ish-udhëheqësin e bandës “South Side Compton Crips” dhe si personon që “urdhëroi” vdekjen e Shakur.

Në fakt, Keffe D nuk është i panjohur për këtë histori, pasi i marrë në pyetje disa herë përgjatë viteve, ka pranuar se ndodhej në makinën Cadillac që qëlloi me armë drejt reperit, duke u bërë pjesë edhe e dokumentarëve dhe librave që janë shkruar për atentatin e famshëm.

Edhe pse ndërroi jetë në moshën 25-vjecare, 1 javë pasi u qëllua me armë, Tupac konsiderohet si një nga ikonat e hip-hop, me 75 milionë disqe të shitur në mbarë botën dhe me hite si “California Love”, “All Eyez On Me” apo “Changes”.

Këtë vit, në muajin qershor, reperi u nderuar edhe me vendosjen e emrit në Hollywood Walk of Fame, ndërsa unaza e tij e famshme u shit për një shifër rekord në një ankand qv u zhvilluar për nder të 50-vjetorit të muzikës rap disa javë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE