“Duket si një derë që ecën” – Njerëzit shpërthejnë ndaj Kendall Jenner për ecjen e saj në sfilatë

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Duket si një derë që ecën” – Njerëzit shpërthejnë ndaj Kendall Jenner për ecjen e saj në sfilatë

Ndërkohë që Kylie Jenner shkëlqente në radhët e para të sfilatës së Schiaparelli, e motra e saj, Kendall, ecte në pasarelë me një prej fustaneve të krijuara nga marka e famshme.

Modelja 27-vjeçare mbylli shfaqjen e modës për pranverë-verë 2024, me një fustan të kuq dhe flokë të fryrë. Kendall mori shumë vëmendje në rrjetet sociale, por jo për arsyet që priste.

@savoirflair #KendallJenner closes #schiaparelli SS24. #tiktokfashion #sftakesover #schiaparelliss24 #pfw #pfwss24 #Kendall ♬ original sound – nadia

Njerëzit e kritikuan për ecjen e saj në sfilatë, duke e cilësuar si “një derë që ka këmbë”. Sipas tyre, ajo ishte “e ngrirë” dhe nuk dha atë që pritet nga një modele e mirëpaguar në pasarelë.

“Është shembulli konkret se si do të lëvizte një derë që ka këmbë” shkroi dikush në Twitter (X). Të tjerë persona thanë se ajo është një vajzë e bukur, por modelingu nuk është fiks profesioni që i përshtatet.

“Ata i dhanë fustanin më pak interesant, sepse e dinin që ajo s’do jepte asgjë. Nuk mund t’ia besosh Kendall vizionin (e shfaqjes së modës) dhe kjo duket”, shkroi një tjetër person.

Nuk e dimë reagimin e Kendall, por besojmë se është ky:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE